Liga e kampionëve do të luhet për 20 ditë

Lisbonë, 10 qershor 2020 (MIA) – UEFA është në fazën e fundit të përgatitjes së planit për fundin e sezonit në LK, pohon “RMC SPort”.

Sipas informatave, ndeshjet e mbetura të turneut do të mbahen në periudhë 20-ditore mes 3 dhe 23 gushtit.

Revanshet e tjera nga e teta e finales do të luhen mes 3 dhe 10 gushtit. Më pas çerek finalja, e cila do të fillojë më 12 gusht, ndërsa gjysmë finalja, e cila do të jetë më 15 dhe 16 gusht, do të luhet në vetëm një ndeshje pa revansh. Finalja është caktuar për më 23 gusht me fillim në orën 21:00 sipas kohës sonë.

Të gjitha ndeshjet pritet të luhen në Lisbonë, me Frankfurtin si variantin rezervë.

Ndeshja për trofeun në Ligën e Evropës do të jetë më 21 gusht, gjithashtu prej orës 21:00 sipas kohës sonë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail