Sari është i kënaqur nga bashkëpunimi mes Ronaldos dhe Dibalës

Torino, 1 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Juventusit, Maurisio Sari e lavdëroi ekipin për fitoren ndaj Bolonjës. “Zonja e vjetër” përsëri ka përparësi prej 4 pikëve para Lacios, ndërsa Sari e theksoi performancën e mirë të Adrian Rabio.

Kristiano Ronaldo i Paolo Dibala gjithashtu merituan fjalë të mira.

“Mendoj se luajtëm mirë, madje edhe pas pjesës së parë. Kishim pozicione të qarta, por nuk lejuam asnjë para golit tonë. Ne shënuam tre gola të mirë, treguam lojë ekipore. Ishte vetëm çështje kohe para se të kthehemi në këmbë pas dëshpërimit në finalen e Kupës së Italisë. Rabio po përparon. Të gjithë presin shumë nga ai dhe nuk është lehtë që të përmbushen pritjet e këtilla. Ai nuk luajti për PSZH 7 muaj. Ai erdhi në një vend tjetër dhe në ekip me stil të ndryshëm. Pastaj u lëndua, por tani gjithçka është në rregull”, deklaroi Sari.

Sari zbuloi se paraprakisht ishte vendosur që Kristiano Ronaldo të ketë pauzë në minutat e fundit, nëse loja përfundon në interes të Juventusit.

Ai veçanërisht është i kënaqur për mirëkuptimin mes portugezit dhe Paulo Dybalës. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail