Mesi: Ishim ekip i dobët, i cili lehtë pranon gola

Barcelonë, 17 korrik 2020 (MIA) – Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi ashpër e kritikoi ekipin pas humbjes së titullit në La Liga.

“Nuk prisnim, nuk donim ta përfundonim sezonin ashtu, por ndeshja kundër Osasunës në masë të madhe tregon se si ishim gjatë sezonit. Nuk ishim konstantë, ishim ekip i dobët, të cilin e fitojnë me intensitet, i cili lehtë pranon gola. Humbëm shumë pikë ku nuk duhej”, deklaroi ashpër Leo pas humbjes nga Osasuna.

Sipas tij, Real Madridi e përfundoi punën e tij, pasi nuk humbën asnjë pikë pas pauzës.

“Humbëm shumë pikë ku nuk duhej. Duhet të jemi vetëkritikë si lojtarë, por edhe në përgjithësi. Ne jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë në çdo ndeshje”, u shpreh i zemëruar Leo.

Ai vlerëson se nëse vazhdojnë të luajnë ashtu, nuk mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Ishte e qartë se madje edhe La Liga nuk mund të fitohet. Na duhet ajër dhe të mendojmë për LK. Nëse luajmë ashtu, do të humbim kundër Napolit”, shtoi Mesi. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail