Kepa largohet nga “Stamford Brixh” në ditët në vijim

Londër, 25 shtator (MIA) – Çellsi është gati në ditët në vijim të lejojë në huazim portierin Kepa Arisaballaga, shkruan gazeta “San”.

Dje, “blutë” tërhoqën Edvard Mendi nga Ren dhe sipas mediave, Frank Lampard nuk do të humbasë kohë fare dhe shpejt do të “dëbojë” lojtarin, për të cilin skuadra londineze dha 80 milionë euro.

Një seri gabimesh e vunë Kepa nën presion serioz nga ardhja e tij në Londrën Perensimore, pasi ai bëri gabime fatale në të dy ndeshjet e kampionatit kundër Brajton dhe Liverpulit.

Lampard humbi plotësisht durimin me portierin dhe mori miratimin nga menaxhmenti për ta huazuar atë dhe tani ai do të jetë në kërkim të një ekipi. Çellsi shpreson që Kepa të kthehet në ditët e tij të mira në ekipin e tij të ri dhe kjo do të lejojë që klubi ta shesë atë për para të mira.

Thuhet se portieri ndoshta do të kthehet në Spanjë, ndërsa në fillim të kësaj vere ai ishte i lidhur me Sevilën dhe Valencian. Sidoqoftë, besohet se ai me siguri nuk do të qëndrojë në ekip këtë sezon. bs/mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail