Lejkers një hap afër titullit në NBA

Orlando, 7 tetor 2020 (MIA) – Vetëm një fitore e ndan ekipin e Los Anxhelos Lejkers nga fitimi i titullit në NBA. Lejkersat herët në mëngjes në ndeshjen e katërt nga seria finale në plejof, e kanë mundur Majami hit me rezultatin 102:96 dhe tani janë në epërsi 3-1.

Lebron Xhejms si zakonisht ishte më i miri në ekipin fitues. “Mbretit” i mungonin dy asistime për tripël-dabël. Ai ndeshjen e përfundoi me 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime. Edhe Antoni Dejvis ishte në nivel me 22 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Te Majami, Xhimi Batler ishte shumë afër arritjes tripël-dabël. Në fund të ndeshjes në statistikën e tij qëndroi 22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.

Ndeshja e pestë, e cila mund të jetë edhe e fundit në sezonin 2019/2020, është caktuar për natën mes të premtes dhe të shtunës (me fillim në ora 3 sipas kohës së mesme evropiane). bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail