Zaev: Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë, historia e Maqedonisë së Veriut nuk mban mend një sukses të këtillë

Shkup, 13 nëntor 2020 (MIA) – Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll të cilët nga Tbilisi mbrëmë ateruan në Prishtinë, pas realizimit të plasmanit historik në Kampionatin Evropian, në orët e hershme të mëngjesit u pritën nga kryeministri Zoran Zaev në vendkalimin kufitar Bllacë.

Me Zaevin në Bllacë ishin edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski.

“Është i madh gëzimi që sonte e vërshoi të gjithë vendin. Këtë gëzim e sollën heronjtë e Maqedonisë së Veriut të cilët i lanë zemrat e tyre në fushë në Tbilisi dhe sollën fitore të cilën historia jonë e Maqedonisë së Veriut nuk e mban mend deri më tani, me çfarë kombëtarja jonë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit. I gjithë shteti, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e ndajnë gëzimin për suksesin e kombëtares së futbollit. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Është kështu kur luajnë bashkë maqedonas, shqiptarë, turq… në fanella të njëjta, nën flamur të njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm së bashku një për të gjithë, të gjithë për një”, theksoi Zaevi në takimin me futbollistët.

Ai tha se kanë ardhur me Grubin t’i presin dhe ta ndajmë gëzimin dhe t’ju shprehim nder dhe t’u bëjmë të ditur se në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve, të gjithë anëtarët e kombëtares së futbollit do të shpërblehen me nga 10.000 euro.

“Ky është një sukses i denjë për një festim të madh, por jam i detyruar të apeloj dhe ju lus që edhe ju ta bëni të njëjtën dhe të apeloni që në këtë moment të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat ndalojnë tubime. Ju uroj edhe një herë. T’ju dëshirojmë sukses dhe shëndet” të rrojë futbolli i Maqedonisë së Veriut”, porositi kryeministri Zaev.

Duke shprehur falënderim për pritjen në orët e hershme të mëngjesit kapiteni i kombëtares Goran Pandev potencoi se ka besuar që nga fillimi në këtë ekip dhe se ky është një gëzim i madh.

“Përjetova që në moshën 38 vjeç të shkoj në Kampionatin Evropian dhe ky është gëzimi im më i madh. E di që kaluam një rrugë të gjatë që të vijmë në KE, por besoja te këta djem që nga fillimi, djemtë në të vërtetë e merituan këtë dhe në fund edhe ne futbollistët përfundimisht i gëzohemi Kampionatit Evropian. Ëndrra na u realizua dhe ende nuk jemi të vetëdijshëm çfarë kemi bërë dhe sa është ky një sukses i madh”, tha Pandevi.

Ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në Tbilisi e mposhti Gjeorgjinë me 1:0 me golin e Goran Pandevit dhe për herë të parë në historinë e vet realizoi plasman në Kampionatin Evropian. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail