Kristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit

Rexho Emilia, 21 janar 2021 (MIA) – Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo mbrëmë shënoi gol kundër Napolit (2: 0) në Super kupën e Italisë. Ky gol ishte i 760-ti për portugezin në ndeshjet zyrtare për klube dhe reprezetacionin e Portugalisë. Kështu, Ronaldo e theu rekordin botëror për çekun Zhozef Bikan, i cili e goditi rrjetën e kundërshtarëve 759 herë nga viti 1931 deri në vitin 1955.

Kryetari i Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), Fernando Gomesh ia uroi rekordin drejtuesit të ekipit kombëtar.

“Unë e përgëzoj përzemërsisht Kristianon për fitoren e Super Kupës së Italisë dhe për rekordin e ri. Një karrierë plot suksese, tituj, nderime dhe dekorata. Vetëm një lojtar i shkëlqyeshëm si ti mund ta bëjë këtë. Urime, kapiten”, shkroi Gomesh në ueb faqen e FPF-së.

Në dhjetor, sulmuesi portugez e arriti legjendarin brazilian Pele (757 gola). ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail