Autoritetet japoneze i përgënjeshtruan informacionet për anulimin e Lojërave Olimpike

Tokio, 22 janar 2021 (MIA) – Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Japonisë Manabu Sakai i përgënjeshtroi informacionet për anulimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio për shkak të pandemisë së virusit korona.

Informacionet për anulimin u paraqitën paraprakisht në edicionin britanik të “Tajms”-it.

“Duam plotësisht t’i përgënjeshtrojmë këto informacione. Gjithsesi, duhet ta marrim parasysh gjendjen në vendet e huaja dhe në një moment të caktuar do të merret vendim nëse do të mbahen Lojërat Olimpike apo jo, por deri atëherë Qeveria do të bëjë gjithçka që nevojitet që të përgatitet për lojërat”, tha Sakai.

Është paraparë që Lojërat Olimpike në Tokio të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht të këtij viti. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail