Florida ofroi të jetë nikoqir i Olimpiadës 2020 në vend të Tokios

Majami, 26 janar 2021 (MIA) – Shefi i repartit financiar të shtetit amerikan Florida, Xhimi Patronis, ka propozuar që vendi i tij të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike të vitit 2020, informon “thecapitolist.com“.

Ai dërgoi letër deri te shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Tomas Bah, në të cilën e publikoi nismën e tij.

Patronis, theksoi se Florida ka gjithçka që nevojitet për të qenë nikoqir i Lojërave. Në të njëjtën kohë, gjendja epidemiologjike është mjaft mirë gjatë pandemisë, janë të lejuara ngjarjet sportive në shtet.

Për përkujtim, prej më parë është folur se Japonia, për shkak të pandemisë, duhet të tërhiqet nga organizimi i Lojërave Olimpike, të cilat tashmë ishin anuluar prej vitit 2020 deri në 2021, për shkak të koronavirusit. Vendi tashmë i shqyrton opsionet për mbajtje të ndeshjeve me shikues të kufizuar ose pa to.

Autoritetet japoneze dhe komiteti organizues e deklarojnë qëllimin e tyre të fuqishëm t’i mbajnë Lojërat Olimpike sipas së caktuarës.

Megjithatë, sipas hulumtimit të mëparshëm telefonik të Kjodos, deri në 80 për qind e banorëve të Japonisë duan që Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në vitin 2021 të anulohen ose shtyhen, 35,3 për qind e të anketuarve u shprehën për anulim të Lojërave, ndërsa 44,8 për qind deklaruan se Tokios i nevojitet edhe një anulim. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail