LK: Pa fitues në ndeshjen Real – Çellsi

Madrid, 27 prill 2021 (MIA) – Udhëtuesi në finale e Ligës së kampionëve (LK) në përballjen mes Realit dhe Çellsit mbeti hapur për revanshin në Londër, pasi që dy ekipet luajtën baraz 1:1 mbrëmë në Madrid.

Çellsi I pari e hapi rezultatin përmes Kristian Pulishiq, pasi që paraprakisht Timo Verner humbi mundësinë që ta çojë ekipin anglez në epërsi.

Sulmuesi I Realit, Karim Benzema në minute e 23-të e goditi shtyllën, por francezi ishte I saktë gjashtë minuta më vonë duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Gjysma e dytë e lojës ishte me pak mundësi për gol në të dyja anët, duke e lënë Çellsin me epërsi para revanshit për shkak të golit të shënuar në Madrid.

Në gjysmë finale e dytë që do të luhet nesër, PSZH është nikoqire e Mançester sitit.

Revanshet e ndeshjeve luhen ,më 4 dhe 5 maj, përderisa finalja e kampionatit të sivjetmë evropian është caktuar për më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail