Gigs akuzohet për sulm fizik ndaj grave dhe shkaktimin e lëndimeve trupore

Mançester, 24 prill 2021 (MIA) – Rajan Gigs nuk do ta kryesojë reprezentacionin e Uellsit në futboll në Kampionatin Evropian të ardhshëm, pasi gjykata në Mançester Junajted ngriti aktakuzë kundër tij për sulm fizik mbi dy gra dhe shkaktimin e lëndimeve trupore.

Duke iu referuar një kumtese të policisë në Mançester, servisi britanik Bi-Bi-Si transmetoi se ish-futbollisti i Mançester Junajted është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj një grua tridhjetëvjeçare, si edhe për sulm ndaj një vajze të moshës prej rreth 20 vjeç në një incident që ka ndodhur në orët e mbrëmjes më 1 nëntor të vitit të kaluar.

“Një grua tridhjetëvjeçare ka pësuar lëndime më të lehta, por nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Është arrestuar një burrë 46 vjeçar me dyshimin për sulm sipas nenit 47 dhe sulm sipas nenit 39”, kumtoi policia menjëherë pas incidentit. Gigs atëherë u arrestua dhe u lirua me dorëzani deri në përfundimin e hetimit.

Procesi kundër Gigsit do të fillojë më 28 prill në gjykatën në Mançester

Federata e futbollit e Uellsit kumtoi mbrëmë se Robert Pejxh mbetet ushtrues i detyrës selektor dhe do ta kryesojë ekipin në Kampionatin Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail