Shkëndija kampion i ri në futboll, tifozët festuan deri vonë në Tetovë

Tetovë, 17 maj 2021 (MIA) – Me ndeshjet në xhiron e fundit të 33-të, u rrumbullaksua edhe një sezon në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Plotësisht me meritë, kampion i ri është Shkëndija nga Tetova, ekipi që tregoi më së shumti gjatë tërë kampionatit.Tetovarët kanë ditur t’i gëzohen trofeut.

Festohej dje në stadiumin pas ndeshjes me Shkupin, e pastaj deri vonë natën tifozët tetovarë iu gëzuan trofeut të ekipit të tyre.

Mysafirë të patronit të Shkëndijës, Lazim Destani, në tribunat e stadiumit tetovar ishin edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarja e Qytetit të Tetovës, Teuta Arifi, zëvendës kryeministri Artan Grubi, ish kryetari i klubit, Abdulmenaf Bexheti dhe mysafirë tjerë.

Trofeun kampionëve ua ndau kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail