Lejkers do të nënshkruajnë marrëveshje dyvjeçare me Ostin Rivs

Los Angjelos, 27 shtator 2021 (MIA) – Kryesia e Los Angjelos Lejkers vendosi ta mbajë debituesin Ostin Rivs (23 vjeç, 196 cm) në ekip për sezonin e ardhshëm.

Sipas insajderit Shams Çarania. Ekipi nga Kaliformia do të nënshkruajë kontratë standarde dyvjeçare me basketbollistin. Ostin do të jetë lojtari i 14-të në listën e ekipit Lejkers.

Ostin është student i diplomuar në Okllahoma, i cili këtë vit hyri në ekipin e parë simbolik të konferencës “Big 12” në NCAA.

Në gusht, Rivs kishte pesë paraqitje në Ligën verore për klubin nga Los Angjelosi. Ai pati mesatare prej 7 pikëve, 3,8 kërcimeve, 2 asistimeve dhe 1 top të vjedhur për 22,2 minuta në Las Vegas. Ishte krijues i fitores kundër ekipit Feniks (73:72).

Lejkers e sheh Rivsin si lojtar i cili mund të ndihmojë edhe në mbrojtje edhe në sulm. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail