Ronaldo thyen rekorde në LK

Bergamo, 3 nëntor 2021 (MIA) – Duke u regjistruar dy herë në listën e golashënuesve në ndeshjen kundër Atalantës, sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo mbrëmë erdhi deri në numrin e 139 golave rekorde në Ligën e kampionëve (LK).

Ronaldo e shpëtoi Mançester Junajted nga humbja si mysafir në Bergamo, duke shënuar dy gola, nga një në minutat shtesë në pjesën e parë dhe të dytë.

Portugezi me këtë, në ndeshjen e tij të 180-të rekorde arriti deri në 139 gola rekorde në ndeshjet e Ligës së kampionëve. Pas tij janë Lionel Mesi me 123 dhe Robert Levandovski me 81 gola.

Me serinë e rekordeve, të cilat i theu, Ronaldo shtoi edhe një. Me dy gola në rrjetin e Atalantës, sulmuesi portugez me 36 vjet dhe 270 ditë u bë lojtari më i moshuar në historinë e Mançester Junajted, i cili ka shënuar dy gola në një ndeshje evropiane. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail