Mesi favorit për "Topin e Artë"

Cyrih, 7 janar 2013 (MIA) - Ylli argjentinas, Lionel Messi, pritet të bëhet futbollisti i parë që do të fitojë katër herë rresht "Topin e Artë", me çfarë do të vërtetonte statusin e tij si lojtari më i madh i gjeneratës së tij.

Mesi 25-vjeçar është favorit për të triumfuar në konkurrencë me bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Andres Iniesta, dhe portugezin e Real Madridit, Kristiano Ronaldo.

"Topi i Artë" do të ndahet nga FIFA në bashkëpunim me revistën franceze "France Football" në një gala ceremoni që do të organizohet sot në Cyrih.

Për Mesin do të ishte një rekord i radhës po të fitonte. Ylli argjentinas stinorin e kaluar u shpall shënuesi më i mirë në La Liga me shifër rekorde prej 50 golave. Po ashtu mbylli vitin 2012 me plot 91 gola të shënuar, duke e thyer rekordin 40-vjeçar të Gerd Muellerit për më së tepërmi gola të shënuar brenda një viti kalendarik. Theu edhe rekorde tjera të klubit, ndër të tjera u bë shënuesi më i mirë i Barcelonës në gjithë historinë e saj.

Por, Mesi ka insistuar se rekordet e tij të golave nuk kanë fare kuptim nëse Barcelona nuk fiton La Ligën apo Ligën e Kampionëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail