KB: "Brazil 2014", vendasit e nisin me fitore

San Paolo, 13 qershor 2014 (MIA) - Kombëtarja e Brazilit e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror që luhet në vendin e tyre, duke mundur Kroacinë 3-1, falë 2 golave të Neymar dhe një të Oscar.

Si asnjëherë më parë Botërori "Brazil 2014" do të niste me një autogol. Mbrojtësi brazilian, Marcelo shënoi në portën e tij vetëm 11 minuta pas nisjes së këtij botërori. Por vendasit do të gjenin forca për të përmbysur këtë rezultat. Me anë të liderit të tyre, brazilianët do të arrinin të barazonin shifrat që në pjesën e parë. Lojtari i Bracelonës lëshoi një goditje të bukur nga jashtë zone duke e dërguar topin në rrjetën e portierit kroat.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim. Në të dytën vendasit ishin më kërkues. Në minutën e 71 arbitri do të akordonte një 11-metërshtë të diskutuar, i cili u kthye në gol sërish nga Neymar.

Pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të Kroacisë për të gjetur barazimin, ishin sërish brazilianët, të cilët shënuan edhe golin e tretë në minutat shtesë më anë të Oscar.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Kroacisë, Kovaç ka dalë para gazetarëve tepër i irrituar për dhënien e 11-metërshit në favor të Brazilit.

"Ishte mënyra më e shëmtuar për të nisur një ngjarje kaq të rëndësishme. Është një turp. Kjo është një çështje respekti dhe Kroacia nuk e mori atë në asnjë formë. Nëse ky është futbolli më mirë të shkojmë në shtëpi", tha trajneri i Kroacisë, Nico Kovaç.

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshje. Sipari do të hapet nga ndeshja tjetër e grupit A, ajo mes Meksikës dhe Kamerunit që do të zhvillohet në orën 18:00, për t’u pasuar më pas me dy ndeshjet e grupit B. Në orën 21:00 do të jetë supersfida Spanjë-Holandë dhe në mesnatë ndeshja Kili-Australi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail