Goditja e madhe e Interit është Xherdan Shaqiri

Milano, 9 jnar 2015 (MIA) - Interi realizon goditjen e madhe në merkaton e Janarit. Tashmë Xherdan Shaqiri mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës si futbollisti më i ri i klubit zikaltër.

Udhëtimi i drejtuesve të Interit drejt Mynihut rezultoi i sukseshëm pasi palët arritën një marrëveshje e cila la të kënaqur të dy klubet e përfshira në këtë operacion merkatoje.

Akordi mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bayernit për transferimin e 23-vjeçarit në Milano u arrit për shumën e 15 milionë Eurove, edhe pse prestigjozja gjermane Bild shkon edhe më tej teksa shkruan se shuma që do të derdhë Interi në arkat e Bayernit për shërbimet e Shaqirit kap shifrën e 18 milionë Eurove.

Futbollisti i përfaqësues zvicerane sipas asaj që zbulojnë mediat italiane është transferuar te zikaltërit në formën e huazimit për 2 milionë Euro me Interin që është i detyruar ta blejë përfundimisht Shaqirin për 13 milionë Euro verën e ardhshme.

Ky operacion në total kap shifrën e 15 milionë Eurove, ndërkohë që sulmuesi me origjinë kosovare pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë atë me Interin deri në verën e vitit 2019.

Në takimin e organizuar në Mynih mes dy klubeve ishin prezentë shefi ekzekutiv i Bayernit Karl Heinz-Rummenige, drejtori i përgjithshëm i Interit Marco Fassone dhe njeriu që merret nga afër me merkaton e klubit zikaltër Piero Ausilio.

Me afrimin e Xherdan Shaqirit drejtuesit e Interit ia kanë plotësuar dëshirën trajnerit Roberto Mancini, i cili kishte kërkuar me ngulm dy sulmues krahu në skuadrën e tij dhe pas Lukas Podolskit, tashmë trajneri 50-vjeçar mund të mbështetet edhe te një futbollist i klasit Botëror si Shaqiri.

Mbyllet kështu aventura e 23-vjeçarit me Bayernin, 2 vjet e gjysmë pas transferimit të tij në Alianz Arena. Me bavarezët Shaqiri regjistron 79 prezenca dhe 17 gola të shënuar.

Transferimi i sulmuesit të kombëtares zvicerane në Milano, ka krijuar një entuziasëm të madh te tifozët e Interit, të cilët tashmë mund të ëndërrojnë me 4-shen Shaqiri-Kovacic-Podolski-Icardi, për një ringritje sa më të shpejtë të skuadrës së tyre në majat e futbollit italian dhe atij europian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail