Nga një pikë për Romën dhe Juventusin

Romë, 3 mars 2015 (MIA) - Roma ka siguruar një pikë në derbin përballë Juventusit me një barazim 1-1, për të mbajtur gjallë shpresën për Scudetto.

Në pjesën e parë të ndeshjes u zhvillua një lojë me tempo të lartë, ku posedimin me rreth 64% e pati Roma.

Juventusi ishte skuadër më dinake dhe me siguri të madhe në mbrojtje shpërthente në kundërsulme të shpejta, mirëpo të pasuksesshme.

Sidoqoftë, edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan golin dëshpërimisht, nuk arritën ta tundin portën asnjëherë gjatë kësaj periudhe.

Gjërat u vështirësuan për Romën kur në pjesën e dytë mbeti me një lojtar më pak. Vassilios Torosidis (62’) ishte futbollisti fatkeq që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i dhënë një goditje të lirë nga një zonë e rrezikshme Juventusit.

Këtë goditje e shfrytëzoi më së miri Carlos Tevez, i cili në stilin ‘alla’ Pirlo dërgoi topin në këndin e majtë të portës duke e lënë në gjumë portierin Morgan De Sanctis. 

Teksa po afrohej fundi i ndeshjes, Syedou Keita(78’) ia prishi planet për festë Juventusit duke shënuar një gol të papritur me kokë, që u ndihmua edhe nga devijimi i Marchisios. Stadiumi Olimpico u elektrizua i tëri.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, Roma shtoi presionin para portës së Juves edhe pse me një lojtar më pak, mirëpo nuk arriti të bënte asgjë.

Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në pozitën e parë në tabelë me 58 pikë, ndërsa Roma në të dytën me 49, duke e lënë kështu ende të hapur dilemën për titull.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail