Vllaznia dhe Skënderbeu marrin Kupën e Shqipërisë për atletikë

Tiranë, 27 prill 2015 (MIA) -  Vllaznia dhe Skënderbeu marrin edhe Kupën e Shqipërisë në atletike, njofton ATSH-ja.

Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar Kupën e Shqipërisë.

Ashtu si në kampionat, edhe këtë trofe e fituan Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra.

Vetëm 7 ditë më herët këto dy skuadra u shpallën kampione të Shqipërisë, duke treguar se janë më të mirat e "mbretëreshës" së sporteve në vendin tonë.

Atletet e Skënderbeut, nën drejtimin e kryetrajnerit Juxhin Çili, kanë dominuar në garat e shpejtësisë dhe në kërcim së gjati, ku kanë zënë vendet e para.

Me 71 pikë të grumbulluara në përfundim të konkurrimit, Skënderbeu është renditur në vendin e pare, duke lënë Tiranën me 53 pikë, në vendin e dytë.

Edhe Vllaznia, për meshkuj, nuk njeh limite në garim.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Albert Marashi, atletët shkodranë kanë zënë 5 vendet e para duke marrë 142 pikë.

Si për femra, edhe në konkurimin për meshkuj, në vendin e dytë janë renditur atletët e Tiranës, që grumbulluan 68 pikë.

Atleti më i mirë i Kupës së Shqipërisë u shpall Gledis Halluni i Vllaznisë, që zuri vendin e parë në kërcim së gjati, me rezultatin 7 metra e 36 centimetra. Për femra, sportistja më e mirë u shpall Luiza Gega, që triumfoi në garën e 1500 metrave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail