Sigal Prishtina fitoi trofuen e parë ndërkombëtar në sportet grupore për Kosovën

Samakov, 30 prill 2015 (MIA) - Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur të fitojë trofeun e parë ndërkombëtar për sportin e Kosovës, pasi që e ka mposhtur në finale të Ligës Ballkanike skuadrën bullgare të Rilskit me rezultat, 71-80 në Samakov të Bullgarisë.

Bullgarët e nisën mirë ndeshjen dhe u rritën në lojën e tyre duke krijuar edhe një epërsi prej 10 pikëve(16-6) pas vetëm katër minutash lojë. Mirëpo, Bardhekaltërit filluan ta shkrijnë këtë epërsi përmes sulmeve të mençura të finalizuara nga Edin Bavcic, duke arritur që ta mbyllin çerekun e parë me katër pikë disavantazh, 26-22.

Në çerekun e dytë, Bardhekaltërit ia dolën që mjaft mirë t’i mbulojnë dy lojtarët më të rrezikshëm të Rilskit, Rakocevic dhe Taylor, me ç’rast arritën edhe të dalin në epërsi. Ishte Julian Mavunga ai që ishte më i disponuari në këtë fazë të lojës, teksa arriti të shënojë dy trepikësha tejet krucial. Prishtina e përfundoi pjesën e parë me dy pikë epërsi, 36-38.

Bardhekaltërit e nisën mirë çerekun e tretë dhe në përgjithësi e kontrolluan tempon në këtë pjesëlojë, teksa Jordan Hulls dhe Dardan Berisha shënuan pikë të rëndësishme për ta përmbyllur këtë periodë me pesë pikë epërsi, 52-57.

Hulls e nisi çerekun e katërt me një trepikësh, duke i dhënë zemër Bardhekaltërve për një përfundim ëndrrash. Trajneri Marian Ilievski i dha instruksione skuadrës që të sulmojnë, dhe Bardhekaltërit iu vërsulen kundërshtarit si një tufë luanësh duke i shkelur ata në çdo aspekt.

Prishtinasit në minutat e fundit ishin thjeshtë të pakapshëm, duke realizuar aksione të tipit alla NBA, teksa arritën ta përfundojnë ndeshjen me rezultat bindës, 71-80.

Ky është titulli i parë i sporteve grupore për Kosovën, dhe Prishtina arriti ta fitojë atë në mënyrën më të denjë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail