Përfitimi i "Facebook" rritet në 10,3 miliardë dollarë për vetëm tre muaj

San Francisko, 2 nëntor 2017 (MIA) - Rrjeti social "Facebook" informoi se të ardhurat për kuartalin e tretë të vitit 2017 janë rritur për 47 për qind dhe janë 10,3 miliardë dollarë.
Fitimi i pastër i kompanisë ka qenë 4,7 miliardë dollarë, kërcim për 79 për qind.
Sipas raportit të kompanisë, 88 për qind e të ardhurave vijnë nga konsumatorët e pajisjeve celulare. Gati se i tërë fitimi i "Facebook" vjen nga reklamat e publikuara në rrjet. shk/08:57
###



Dogana për 10 muaj realizoi të ardhura më të larta për 7,8 për qind
Shkup, 2 nëntor 2017 (MIA) - Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë gjatë 10 muajve të kaluar të vitit i rriti të ardhurat për 7,8 për qind. Të ardhurat e realizuara janë 54,5 miliardë denarë që është për 4,7 miliardë denarë më shumë nga kjo periudhë vitin e kaluar.
"Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në 10 muajt e kaluar të këtij viti vazhdoi me realizimin e suksesshëm të pagesës së taksave gjatë importit si doganë, tatimin e vlerës së shtuar dhe akciza dhe pagesën e akcizës jo vetëm gjatë importit, por edhe qarkullimin e brendshëm", thotë drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë Gjoko Tanasoski në intervistë për MIA-n.
Ai shtoi se suksesi i realizuar gjatë pagesës së të ardhurave është meritë e më shumë faktorëve, ndërsa para së gjithash të disiplinës së rritur financiare të të gjithë pjesëmarrësve në tregti. Sipas tij, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me institucionet të cilat kryejnë kontroll të tregut të brendshëm, posaçërisht me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut.ff/shk/10:16
###



Qeveria nga 1 janari e rrit akcizën e naftës për tre denarë
Shkup, 2 nëntor 2017 (MIA) - Nga 1 janari Qeveria planifikon ta rris akcizën e naftës për tre denarë.
Me rritjen e akcizës dhe TVSH-së çmimi i diselit do të jetë më i lartë për 3,5 denarë. Këtë e kumtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin e sotëm publik në të cilin prezantohet Propozimi buxheti për vitin 2018.
Shkak për rritjen e akcizës, siç tha Tevdovski, janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe uljen e ndotjes.
Sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski, edhe me këtë rritje çmimi i naftës në Maqedoni do të jetë më i ulët në krahasim me rajonin.
Efekti i pritur nga rritja e akcizës në Buxhet për vitin 2018 të cilin sot e prezantoi Ministra e Financave do të arrij 1,6 miliardë denarë, ndërsa nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe me këtë do të ketë të ardhura shtesë për Ndërmarrjen Publike për rrugët shtetërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail