Dy kompani kineze në listën e brendeve më me vlerë, Gugël në vendin e parë

Nju-Jork, 31 maj 2018 (MIA) - Lista e re e brendeve më me vlerë në botë është publikuar dhe për herë të parë në të gjenden dy kompani kineze.
Kompania "Alibaba" hyri në dhjetë brendet e para më me vlerë dhe në atë mënyrë iu bashkëngjit edhe kompania teknologjike kineze "Tensent".
Në vendin e dhjetë tani është "Alibaba", e themeluar nga Xhek Ma, vlera e së cilës dyfish është rritur në krahasim me vitin e kaluar dhe tani arrin 113 miliardë dollarë, prejse kompania filloi të punojë edhe me pagesën përmes celularit.
"Tensent" gjendet në vendin e pestë me vlerë prej 179 miliardë dollarë ndërsa në dhjetë vendet e para ishte vitin e kaluar. Tani është para "Fejsbukut".
Ajo kompani është e specializuar për lojëra onlajn, aplikacione dhe servise për instant porosi dhe pagesa onlajn.
Megjithatë, në vendin e parë edhe më tutje është Gugël, me vlerë prej 302 miliardë dollarë. sa/shk/12:11
###



Deri në vitin 2030 në botë do të ketë së paku 125 milionë elektromobilë
Los Anxhelos, 31 maj 2018 (MIA) - Numri i mjeteve transportuese elektrike në nivel botëror është rritur në 3,1 milionë automjete rekord në vitin 2017, por nevojiten ende hulumtime që ky numër të rritet, deklaroi sot Agjencia ndërkombëtare për energjetikë.
Kina ka kontribuuar me 40 për qind nga rritja e përgjithshme botërore në krahasim me vitin e kaluar.
"Në vitet e fundit është vërejtur depërtim dinamik në treg të automjeteve elektrike. Angazhmanet e ardhshme për depërtimin e rritur të automjeteve elektrike nga ana e politikanëve dhe industrisë së automobilave do të nënkuptojë se kjo tendencë nuk do të bie deri në fund të dekadës së ardhshme", thuhet në raport.
Kështu, vlerësimet e MAE potencojnë se deri në vitin 2030 në botë do të ketë 125 deri 220 milionë mjete transportuese elektrike, nëse ambiciet e kësaj industrie ndërkohë rriten.
Ndryshimi i automjeteve të rëndomta me automobilat elektrikë, do ta rrisë kërkesën e kobaltit, litiumit dhe materialeve tjera, të cilat shfrytëzohen për bateritë litiume-jone. fc/bsh/14:38
###



Rritet qarkullimi në tregtinë me pakicë
Shkup, 31 maj 2018 (MIA) - Qarkullimi në tregtinë me pakicë, në prill të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar shënon rritje në grupet: Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan dhe kjo në mënyrë nominale për 11 për qind, ndërsa është reale për 7,5 për qind, Tregti me pakicë me produkte jo-ushqimore, përveç derivateve (nominale për 14,5, ndërsa reale për 11,8 për qind) dhe Tregti me pakicë, përveç tregtisë me derivate (nominale për 12,8 për qind, ndërsa reale për 10,3 për qind).
Sipas të ardhurave paraprake të Entit Shtetëror prë Statistikë, në grupin Tregti me pakicë me derivate automobilistike qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 3,2, ndërsa reale është zvogëluar për 1,4 për qind. ff/bsh/15:11
###



Është rritur numri i punëtorëve në industri
Shkup, 31 maj 2018 (MIA) - Numri i punëtorëve në industri në prill të këtij viti është rritur për 8,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 7,2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 1,3 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese ka rritje prej 9,4, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar rënie prej 0,1 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, rritje prej 15,7 për qind ka te prodhimet intermediare, përveç energjisë, te prodhimet kapitale rritja është 24,6, ndërsa te prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë 2,1 për qind, rënie ka te energjia për 0,6 për qind, përderisa te prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë është në nivel të njëjtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail