Samsung prezanton Galaxy S21 FE më 4 janar, e Galaxy S22 më 8 shkurt

Kompania jugkoreane Samsung në fillim të vitit të ardhshëm do të organizojë dy evente, në të cilat do të prezantojë produktet e reja.

Ngjarja e parë është paraparë të mbahet më 4 janar, ku do të fokusohet në telefonin e mençur Galaxy S21 FE, shitja e të cilit do të fillojë nga 11 janari, transmeton Telegrafi.

Informatat e deritanishme tregojnë që S21 FE do të ketë ekran 6,40 inç dhe baterinë prej 4.500 mAh, që do të përkrah mbushjen pa tela. Në pjesën e pasme pritet të ketë tri kamera e në anën ballore vetëm një.

Ngjarja e dytë është rezervuar për 8 shkurt për Galaxy S22. Porositë për këtë pajisje do të fillojnë të njëjtën ditë kur edhe do të fillojë shitja – që do të thotë 18 shkurt. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail