Ekuipazhi i dytë u dërgua në stacionin hapësinor të Kinës Tiangong



Pekin, 30 nëntor 2022 (MIA) – Një ekip prej tre astronautësh nga Kina kanë udhëtuar në Stacionin Hapësinor Tiangong, duke shënuar shkëmbimin e parë të ekuipazhit.

Është stacioni i dytë hapësinor me një ekuipazh të përhershëm që kur Kina u përjashtua nga programi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në 2011. Ekuipazhi i ri do të qëndrojë në stacionin e Kinës për gjashtë muaj, duke zëvendësuar tre kolegë që mbërritën në qershor. Ekuipazhi i ri u ngrit dje në bordin e anijes kozmike Shenzhou-15 nga porti hapësinor Jiuquan në shkretëtirën Gobi në Kinën veriperëndimore.

Ky është i fundit nga 11 misionet e nevojshme për të mbledhur stacionin. Ai do të jetë në funksion për 10 vjet dhe do të shërbejë për të kryer eksperimente në kushte të gravitetit pothuajse zero.

Ekuipazhi i parë pritet të kthehet në Tokë në fillim të dhjetorit. Ekuipazhi i ri do të fokusohet në instalimin e pajisjeve dhe objekteve përreth stacionit.

Programi hapësinor i Kinës ka dërguar më parë rovera robotikë në Mars dhe në Hënë, dhe vendi është i treti që ka ekuipazhin e tij në orbitën e Tokës. Misioni Shenzhou-15 drejtohet nga 57-vjeçari Fei Junlong, i cili ishte gjithashtu komandant i misionit Shenzhou-6 në 2005. Dhe për 10 vitet e ardhshme, Kina pritet të nisë dy misione të drejtuara në stacionin e saj hapësinor në vit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail